Jo vetëm Zielinski dhe Taremi, ja çfarë pritet të ndodhë tek Interi në merkaton e verës

7 Maj 2024
8:00
Alfred Lleshi
back button

Zielinski, shumë mirë. Taremi, edhe më mirë. Të dy të siguruar prej disa kohësh, si transferime falas, janë gati t’i bashkohen ekipit zikaltër që ka ambicie të përsëritë veten në Itali dhe të shkojë sa më larg, fillimisht në Evropë dhe më pas… në SHBA (Botërori i Klubeve). Të dy plotësojnë një skuadër të shkëlqyer, duke sjellë përvojë dhe cilësi.

Megjithatë, ato nuk janë përforcime të mjaftueshme për një Inter që sezonin e ardhshëm mund të përfundojë duke luajtur midis 50 dhe 69 ndeshjeve. Marotta dhe Ausilio e dinë mirë këtë, të cilët jo çuditërisht i përfunduan dy lëvizjet e lartpërmendura para kohe.

Simone Inzaghi donte ta përsëriste hapur këtë, pas disfatës kundër Sassuolo, me atë aluzion të zhgënjimit, të diktuar nga një ndalesë absolutisht pa dhimbje, por e bezdisshme. Gjithsesi, për momentin gjithçka i nënshtrohet përcaktimit të strukturës së korporatës, praktikë që do të arrijë në përfundimin e saj në një kohë domosdoshmërisht të shkurtër, duke qenë se skadimi i kredisë së marrë nga familja ‘Zhang’ nga fondi ‘Oaktree’ është planifikuar në muajin maj.

Tregu i ardhshëm i transferimeve të zikaltërve, i cili në çdo rast do të përfundojë pa ndonjë tronditje të madhe, dhe gjithashtu rinovimet e paralajmëruara e të pritshme (të vetë Inzaghit, por edhe të Lautaro e Barella) do të jenë pasojë e projektit që vazhdon.

Përcaktimi i objektivave dhe lista e lojtarëve, kandidatë për të mbushur boshllëqet, do të jetë objekt i një takimi plenar pas afatit të 20 majit. Para kësaj, asgjë nuk është e sigurt. Në përgjithësi temat në tryezë do të jenë ende këto:

1. Portierët, pasuesi i Sommer. Objektivi është, siç dihet, Bento i Athletico Paranaense. Kostoja, afërsisht 20 milionë euro, kërkon vlerësim të kujdesshëm. Për këtë arsye nuk mund të përjashtohet ende që të vazhdohet me Audero.

2. Mbrojtja. Investimi te Pavard, konfirmimi i Carlos Augusto dhe rritja e Bisseck japin qetësi të madhe. Bastoni është i sigurt, De Vrij jep garanci të bollshme, për Acerbin duhet të shohim se si do të evoluojë dhimbja e ijeve, që i shkaktoi atij përfundimin e parakohshëm të kampionatit. Në çdo rast, Inzaghi e konsideron atë një lojtar themelor. Megjithatë, numri i madh i ndeshjeve që do të luhen do të kërkojë të paktën një ndërhyrje për të kompletuar repartin. Ëndrra është Buongiorno i Torinos.

3. “Fashat” anësore. Ardhja e Buchanan në janar parashikoi një lëvizje të planifikuar fillimisht për këtë verë. Nëse Dumfries do të largohej, teksa kontrata e tij po skadon, zikaltrit pëlqejnë Kayode. Cuadrado do të thotë lamtumirë në fund të sezonit. Pjesa tjetër mbetet e paprekur.

4. Mesfusha… Largohen Sensi dhe Klaassen, vjen Zielinski. Një kthim në klubin mëmë të Fabbian është i mundur. Ky është reparti zikaltër që jep më shumë garanci.

5.- Sulmi… Taremi është punë e kryer, Sanchez largohet në fund të sezonit. Lautaro dhe Thuram janë të paprekshëm, Carboni, edhe nëse do të kthehej nga huazimi te Monza, do të shitej sërish. Pikëpyetja ka të bëjë me Arnautovic. Vetëm largimi i tij mund të hapë dyert për investime të konsiderueshme, siç është Gudmundsson. Për t’u përjashtuar, të paktën për momentin, nuk është Zirkzee. Trajneri Inzaghi kërkon edhe një sulmues të pestë. Kjo është çështja e vërtetë që duhet zgjidhur. Nëse Marseille nuk kualifikohet në Champions League, Correa do të rikthehej te zikaltrit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit