Joachim Low: Musiala ishte përjashtimi i parë në karrierë, i bëra premtimin që nuk ia kam bërë askujt

18 Nëntor 2024
16:08
Telesport
back button

Ndodh shumë rrallë që Gjermania t’i garantojë vend titullari një futbollisti, por ja që ka edhe përjashtime.

Nëse je lojtar i rrallë, e fiton këtë privilegj. I tillë është Jamal Musiala, për të cilin vetë ish-trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Low, ka deklaruar se i kishte premtuar një vend në formacion, që talenti të zgjidhte fanellën e “Pancerave”.

Para kalimit te Bayern për 150 mijë paundë, Musiala luante te Southampton dhe Manchester City. Viti 2020 ishte viti i kapërcimit të madh, kur ai luajti te Bayern dhe fitoi Champions League.

Musiala ka lindur në Gjermani, por ka përfaqësuar Anglinë në përfaqësuese U15, U16, U17 dhe U21. Në fund, ai zgjodhi kombëtaren gjermane dhe për këtë ka meritë sidomos Joachim Low.

“Ishte hera e parë në karrierën time që i premtova vend titullari”, ka deklaruar trajneri 64-vjeçar. Bëhet fjalë për Kampionatin Europian 2021. Me këtë garanci, Musiala nuk pati dyshime dhe luajti me Gjermaninë!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit