Joao Felix rikthehet në stërvitje me Atletico por të gjithë presin largimin përfundimtar, ja situata me portugezin

26 Korrik 2024
12:18
Telesport
back button

Joao Felix vazhdon të presë tregun e transferimeve për të mësuar se ku do të luajë sezonin e ri. Ndërkohë që, ai është kthyer në terrenin stërvitor të Atletico Madrid që nga mëngjesi i sotëm pas përfundimit të pushimeve pas Euro 2024.

Sulmuesi portugez ka rifilluar stërvitjet nën drejtimin e trajnerit Diego Simeone edhe pse askush, as lojtari dhe as klubi, nuk kanë dëshirë për të vazhduar së bashku një marrëdhënie, që duket e destinuar sërish të çojë së shpejti në një ndarje të re.

Atletico, siç raporton “AS”, i kishte kërkuar agjentit të tij Jorge Mendes të zgjidhte para ditës së sotme një situatë që mund të bëhet e ndërlikuar për t’u menaxhuar. Lojtari luajti vjet i huazuar te Barcelona, ekip ndaj të cilir ka shprehur dashurinë e tij.

Skuadra katalanase synon ta risjellë në “Camp Nou”, ndërkohë që Aston Villa e Benfica, dy klube të tjera të interesuara, nuk kanë avancuar ofertën prej 60 milionë eurosh të kërkuar nga Atletico Madrid për lojtarin.

Gjithsesi, kjo pritet të jetë hera e fundit që Joao Felix rikthehet në Madrid, për t’u transferuar përfundimisht në një klub të ri. Lojtari ka kontratë deri në vitin 2029, por Atletico kërkon një transferim të përhershëm dhe jo më huazim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit