João Palhinha te Bayern Munich, tani është zyrtare. Transferim rekord për Fulhamin

11 Korrik 2024
12:47
Alfred Lleshi
back button

Ndjekja, shumë e lodhshme dhe e nisur disa muaj më parë, më në fund ka rezultuar e sukseshme. João Palhinha është zyrtarisht një lojtar i ri i Bayern Munich.

Klubi bavarez njoftoi ardhjen e mesfushorit portugez, i thirrur nga Roberto Martinez për Kampionatin Europian dhe gjithashtu në fushë në çerekfinalen fatkeqe të humbur me penallti kundër Francës. Me pak fjalë, gjithçka u krye.

Marrëveshja mes Bayernit dhe Fulhamit, e arritur pak ditë më parë, ka koverguar me “tymin e bardhë” përfundimtar. Siç konfirmohet nga Bayerni, ndërkohë, Palhinha ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me bavarezët, deri më 30 qershor 2028.

Një dhuratë e bukur ditëlindjeje për Palhinha, i cili mbushi 29 vjeç të martën, më 9 korrik. Shifrat për operacionin Palhinha nuk u bënë të ditura as nga Bayerni dhe as nga Fulham, por jozyrtarisht kanë dalë në dritë. Për ta sjellë ish-lojtarin e Sportingut në Mynih, gjermanët paguan 51 milionë euro.

Ky është një transferim rekord. Sigurisht jo në nivel global, as në lidhje me Bayernin, por për Fulham. Kurrë në historinë e tyre, londinezët nuk kishin grumbulluar kaq shumë para për shitjen e një lojtari të vetëm.

Çështje që e prekin vetëm pjesërisht Palhinha, i cili shprehu gëzimin e tij në faqen e Bayernit: “Kjo është një nga ditët më të lumtura të jetës sime. Tani luaj në një nga klubet më të mira në Europë.

Për mua është një ëndërr e realizuar, jam shumë krenar për këtë. Mezi pres të përjetoj atmosferën dhe tifozët në ‘Allianz Arena’. Dua të shijoj suksesin me Bayernin dhe të fitoj tituj. Do të jap gjithçka”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit