Jonathan Tah zbulon: “Ja kush është qendërmbrojtësi më i mirë në botë”

27 Nëntor 2024
14:42
Telesport
back button

Mbrojtësi i Gjermanisë dhe Bayer Leverkusen, Jonathan Tah, ka zgjedhur Antonio Rudiger si qendërmbrojtësin më të mirë në botë.

Tah është përmendur për një transferim të mundshëm në Santiago Bernabeu verën e ardhshme.

Në një intervistë të dhënë për GOAL, gjermani është pyetur se cili është mbrojtësi më i mirë në botë. Ai ka thënë:

“Qendërmbrojtësi më i mirë në botë aktualisht? Antonio Rudiger”.

Jonathan Tah dhe Rudiger kanë luajtur 18 ndeshje bashkë me kombëtaren gjermane. Ata kanë humbur vetëm katër nga ato ndeshje.

Real Madrid është në kërkim të një qendërmbrojtësi pas dëmtimit të pësuar nga Eder Militao, i cili ka mbyllur sezonin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit