Jorge Martin fiton garën sprint në Indi dhe ngushton diferencën me Bagnaia

23 Shtator 2023
16:13
Telesport
back button

Vijon momenti i artë për pilotin spanjoll Jorge Martin, që sot fitoi garën sprint të zhvilluar në Indi e vlefshme për botërorin e MotoGP. Spanjolli bëri një garë të shkëlqyer me moltorin e tij Ducati Pramac, duke e komanduar garën dhe fituar me meritë atë.

Në vendin e dytë u klasifikua italiani Francesco Bagnaia me Ducati zyrtar, që la pas spanjollin tjetër Marc Marquez me Honda (i treti). Pas tyre u renditën Brand Binder me KTK dhe Marco Bezzecchi me Monney VR46 Ducati.

Pra, edhe në këtë garë sprint, motori Ducati ishte superior ndaj rivalëve të tjerë. Në botërorin e MotoGP, Bagnaia ruan kreun e renditjes, por tashmë ka vetëm 33 pikë avantazh ndaj Martin, që shpreson të fitojë edhe të dielën, në garën e Indisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit