Jorginho te Juventusi? Agjenti i lojtarit “vulos” gjithçka

2 Qershor 2020
12:57
Alfred Lleshi
back button

Do të jetë një merkato e veçantë kësaj vere, pa shpenzime të çmendura. Kriza prej Covid-19 i ka ndryshuar planet e klubeve, që tashmë do të synojnë më tepër shkëmbimet mes lojtarëve. Edhe agjenti i Jorginho rreshtohet në krahun e kësaj ideje, duke shuar në mënyrë efektive thashethemet se mesfushori i kombëtares italiane dëshiron të bashkohet me Juventusin.

Mesfushori i Chelsea i pëlqen shumë Sarrit, por Joao Santos mohon çdo kontakt me bardhezinjtë. Për “TuttoJuve”, agjenti i italo-brazilianit tha: “Unë mësoj për këto thashetheme të vazhdueshme vetëm nga gazetat, sepse askush nga Juventusi nuk më ka kontaktuar. Sarri e vlerëson shumë atë si njeri dhe lojtar. Ata kanë punuar shumë mirë së bashku, por nuk ka asgjë tjetër. Jorginho mendon vetëm për Chelsea, ai po përgatitet për rifillimin e Premier League.

Përveç kësaj, për mendimin tim nuk ka gjasa që bardhezinjtë ta blejnë dot sot. Ajo që ne do të përjetojmë nuk do të jetë një merkato normale. Ekonomikisht, klubet do të preken nga pandemia. Dhe më pas Jorginho ka një kontratë me Chelsea deri në vitin 2023. Ai është zëvendëskapiten atje dhe konsiderohet një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin. Unë nuk po i referohem vetëm Juventusit, por të gjitha klubeve më të mëdha në Europë. Do të jetë e vështirë që të paguhen ato shifra për një lojtar të vetëm. Do të shohim një merkato ndryshe këtë vit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit