Jorginho tek Arsenal, por tifozët nuk janë të kënaqur: “Me atë dhe Xhakën kemi…”

31 Janar 2023
15:59
Denis Hakanaj
back button

Dita e fundit e merkatos është gjithmonë mjaft e ndezur dhe lë hapësirë ​​për negociata të shpejta që pakkush mund ta imagjinonte. Një nga më të rëndësishmet ishte ajo që dërgoi Jorginho-n tek Arsenal. Mesfushori italian, i cili ishte edhe zv/kapiten i Chelsea-t, nuk është larguar nga Londra, por ka braktisur zonën më… luksoze për veriun.

Të gjitha pasi Gunners u përpoqën (pa sukses) të merrnin “po”-në e Brighton për shitjen e Moises Caicedo. Dhe në fund ka qenë Jorginho që shkoi te Emirates, pasi te Chelsea i Potter-it nuk kishte më në qendër të projektit.

Por tifozët e Arsenal-it nuk e kanë pritur shumë mirës, duke gjykuar nga ajo që raporton The Sun.Tablloidi sqaron se blerja e italo-brazilianit, e cila do t’u kushtojë Topçinjve rreth 15 milionë euro, nuk i ka shkuar mirë tifozëve të klubit.

Kryesisht sepse ai do të jetë i vetmi nënshkrim për janarin, në një kohë kur Arsenali është i pari në tabelën e Premier League me një avantazh të madh.

Tifozët prisnin disa goditje të tjera për t’i dhënë Arteta-s disa opsione për pjesën e dytë të kampionatit, kur do të duhet të ruajë ritmin dhe të parandalojë që ndjekësit, me Manchester Cityn në pole position, të rikthehen fuqishëm. Dhe nëse vërtet do të duhej të kishte vetëm një blerje… fansat donin Caicedo-n.

Gjithashtu sepse Jorginho, sipas tyre, ka disa probleme themelore. “Ai është 31 vjeç, është më i ngadalshëm se arbitri Oliver dhe mbi të gjitha, vjen nga Chelsea”, shpjegoi një tifoz mjaft i zhgënjyer në Twitter. Pika kryesore, megjithatë, duket se është mungesa e shpejtësisë së Jorginho-s.

Dhe duke pasur parasysh se shtylla e mesfushës së Arteta-s është Xhaka, një tjetër që nuk është tamam një sprinter, mbështetësit e Topçinjve po bëjnë disa pyetje. “Nuk e kuptoj si do të luajmë me Xhakën dhe Jorginho-n”, tha dikush.

“Mendja njerëzore nuk mund të imagjinojë as një dyshe më të ngadaltë në mesfushë se Xhaka dhe Jorginho”, i bëri jehonë dikush tjetër. Me pak fjalë, një transferim që tashmë po shkakton shumë pakënaqësi…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit