Joshua: Fury zhgënjeu botën, dueli mes nesh do të zhvillohet

22 Qershor 2021
9:16
Telesport
back button

Në një intervistë për “Sky Sport”, boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë (WBA, WBO, IBF) ka kritikuar patriotin e tij Tyson Fury, kampionin tjetër të botës në këtë division (WBC). Dy boksierët kishin rënë dakord për t’u përballur në gusht të këtij viti, në një sfidë që do të unifikonte titujt kampionë bote.

Gjithçka u përmbys kur një gjykatë në Amerikë vendosi që Fury duhej të mbronte titullin kampion ndaj Deontay Wilder. “Për fat të keq, Fury dhe i gjithë stafi i tij zhgënjyen botën. Të gjithë prisnin këtë duel. Gjithsesi, unë jam këtu dhe gati ta zhvilloj këtë duel me Tyson. Në fund të këtij viti e pres. Pasi të mposht Usyk e ka ai radhën”, tha Joshua.

Joshua do të mbrojë titujt ndaj ukrainasin Oleksandr Usyk në shtator. “Sfida me Usyk nuk do të kushtëzojë të ardhmen time. Sfida me Fury do të ndodhë, pasi bëhet fjalë për një duel të madh. Një sfidë që kalon kufijtë e boksit, më i madh se ky sport, më i rëndësishëm se sa titujt kampionë. Kjo do të jetë një sfidë e madhe, do të shkruhet historia”, u shpreh Joshua.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit