Joshua gati për duelin ndaj Ngannou: Nuk është një sfidë “mashtrim”, ai e meritonte fitoren ndaj Fury

5 Mars 2024
11:18
Telesport
back button

Anthony Joshua hodhi poshtë fjalët se Francis Ngannou, rivali i tij më 8 mars në ring, është një kundërshtar “mashtrim”. Boksieri britanik beson se ish-kampionit të UFC-së iu mohua gabimisht një fitore ndaj Tyson Fury. Joshua ka fituar tre duelet e fundit dhe do të përballet me Ngannou të premten në Arabinë Saudite.

Ylli i arteve marciale mikse bëri debutimin e tij në boksin profesionist në tetorin e vitit të kaluar, ku rrëzoi Tyson Fury në raundin e tretë, por iu mohua fitorja, pasi Fury shpëtoi me një fitore me vendim shumice. “Unë po e shihja duelin mes Fury dhe Ngannou nga shtëpia. Nga ajo që pashë mendova se Ngannoi fitoi”, tha Joshua për Sky Sports.

Ngannou nuk është një mashtrim, nuk është diçka që po përfiton vetëm për qëllime argëtimi apo financiare. Kjo është një sfidë serioze me dikë që është i përgatitur, e kupton dinamikën e boksit dhe ai po bën një luftë të mirë kundër të mëdhenjve. Kështu që, tani e shikoj si diçka krejtësisht ndryshe”, u shpreh Anthony Joshua.

Për t’u klasifikuar si një peshë e rëndë e klasit botëror, them se Francis duhet të qëndrojë aty për një periudhë kohe. Mendoj se ai është një atlet me shumë potencial. Ai duhet të boksojë, pasi ka potencial të madh për të bërë karrierë këtu”, tha Joshua.

Për sa i përket fjalës se ky duel është një “mashtrim” kjo s’është e vërtetë. Nuk është se Ngannou ishte një mashtrim ose Fury ishte një mashtrim në duelin që ata bënë. E gjithë MMA dëshiron të kalojë në boks. Mund të them se ka disa luftëtarë në botën e MMA që mund të boksojnë dhe ai është një prej tyre”, u shpreh Joshua.

Unë po dueloj me një luftëtar të talentuar, si çdo luftë ka një rrezik masiv dhe unë duhet ta marr seriozisht. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu, sepse më pëlqen të njëjtën gjë që ai bën, më pëlqen të luftoj. Kjo është një sfidë e madhe për mua sepse duhet të kuptoj më shumë për veten time. Kur pashë luftën që ai bëri kundër Fury, mendova se kjo është një sfidë që më ka shtyrë të vazhdoj karrierën time”, tha Joshua.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit