Joshua ofron ta ndihmojë për ndeshjen me Wilder, ja përgjigja e Tyson Fury

17 Dhjetor 2019
18:37
back button

Tyson Fury ka thënës e do ta mirëpriste mundësinë për t’u stërvitur me rivalin e peshës së rëndë Anthony Joshua në prag të revanshit të tij me Deontay Wilder.

Joshua ka ofruar të shkojë në Amerikë për t’u stërvitur me Fury dhe “Gipsy King” është përgjigjur nëpërmjet një videoje në Instagram.

“Unë jam Tyson Fury. Sapo pashë videon e Joshua te Sky Sport ku thotë se do të kishte dëshirë të më ndihmonte në kampin tim.

Që do të ndeshesha me të përpara Wilder, kjo dihej. Kur të mposht Wilder, do të ndeshem me ty AJ, pa problem.

Edhe unë do të kisha shumë dëshirë të të kisha në kampin stërvitor. Shpresoj ta kesh pasur me të vërtetë pasi unë do të kisha shumë dëshirë. Faleminderit shumë dhe urime për fitoren e fundit.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit