Joshua paralajmëron hakmarrje: Do ta shkatërroj Usyk në ring

17 Gusht 2022
9:34
Telesport
back button

Boksieri britanik Anthony Joshua, u shpreh se të shtunën, në revanshin që do të zhvillojë në Jeddah të Arabisë Saudite, do ta mposhtë dhe shkatërrojë rivalin e tij ukrainas Oleksandr Usyk. Sfida është e vlefshme për titujt kampionë bote në peshën e rëndë, tituj që Usyk i fitoi në përballjen e parë mes dy boksierëve, shtatorin e kaluar.

Unë do ta shkatërroj kundështarin tim. Kjo është mendësia ime për këtë duel. Do ta godas Usyk dhe do ta hedh KO në tapet. Unë ka mësuar shumë nga karriera ime, sidomos nga koha kur isha amator. Asokohe kam qenë edhe më shumë agresiv, ndërkohë që me kalimin e viteve mësohesh të jesh edhe më i kompletuar”, tha Joshua.

Gjithsesi, nuk duhet ta heq nga mendja atë faktor që më ka sjellë në majë, të jem agresiv në ring dhe ta shkatërroj rivalin tim. Jam munduar ta rizbuloj atë shteg që më ka sjellë te suksesi. Jam fokusuar në gjëra të tjera, por tashmë nuk më interesojnë më ato, por vetëm fitorja. Me goditjet e mia të forta do ta shkatërroj Usyk”, tha Joshua.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit