“Ju tregoj të vërtetën e ndërhyrjes ndaj CR7”

4 Mars 2019
20:26
back button

Në një intervistë për “Rai Radio 1 Sport”, Andrea Pastorello, menaxheri i portierit të Napolit, Alex Meret, foli ndër të tjera edhe për paraqitjen e lojtarit të tij në ndeshjen ndaj Juventus, në veçanti për episodin ndaj Cristiano Ronaldo, që rezultoi vendimtar për ndëshkimin e tij me karton të kuq.

“Nuk kam për qëllim të komentoj vendimin e arbitrit, por dua që saktësoj se ndërhyrja e Meret ndaj Cristiano Ronaldos ishte pa asnjë qëllim negative”, u shpreh përfaqësuesi i futbollistit të Napolit. 

“Ishte thjeshtë një situatë loje. Alex është një person i jashtëzakonshëm, për të cilin garantoj ndershmërinë totale. Më duket me vend të mbroj imazhin dhe seriozitetin e tij”, deklaroi menaxheri i portierit Meret.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit