Jugovic: Idetë e Thiago Motta janë interesante, Juventusi ka ndryshuar shumë

7 Shtator 2024
17:35
Alfred Lleshi
back button

I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, ish-mesfushori i Juventusit, Vladimir Jugovic, është fokusuar në situatën e bardhezinjve dhe largimin e Rabiot: “Rabiot është një humbje e madhe, jam i befasuar kur e shoh atë në mesin e lojtarëve të lirë, që kërkojnë ende ekip.

Juventusi ka ndryshuar shumë gjatë kësaj vere. Sinqerisht është një revolucion që më pëlqen në letër, por ju e dini se si funksionon futbolli. Mes tregut të numrave dhe produktit të fushës, ndonjëherë raporti nuk është i drejtë”.

Jugovic është megjithatë i kënaqur me fillimin e bardhezinjve, me 7 pikë në 3 ndeshje, me zero gola të pësuar: “Koha nuk ekziston te Juventusi. Nëse fiton, sezoni është pozitiv. Përndryshe nuk është i tillë. Idetë e Thiago Motta janë interesante.

Në fund të fundit, pothuajse të gjithë trajnerët më të mirë kanë qenë mesfushorë, kam parasysh Xabi Alonso, Ancelotti, Conte, Zidane… Kur luan në qendër, ke një vizion tjetër dhe e merr me vete në pankinë, kur bën punë  e trajnerit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit