Juve-Jorginho, flet agjenti: Kushdo do të dëshironte të luante aty…

20 Maj 2020
15:56
Alfred Lleshi
back button

“Juventusi? Është një nga skuadrat kryesore europiane. Të gjithë futbollistët e dëshirojnë një përvojë me bardhezinjtë. Unë nuk kam pasur kontakt me Paratici, deri më tani nuk më ka telefonuar. Jorginho ka një kontratë 3-vjeçare me Chelsea, po shkon mirë në Londër”.

Këto janë fjalët e Joao Santos, agjent i mesfushorit italo-brazilian, i cili duket se është piketuar nga Maurizio Sarri në rast të largimit të Pjanic. Duke folur në mikrofonat e “Radio Kiss Kiss Napoli”, agjenti i Jorginho shtoi: “Kam lexuar për interesin e Juve në gazetat italiane. A mund të ribashkohet me Sarrin? Po jua përsëris: Juventusi është një nga klubet më të mirë në skenën e futbollit, cilido dëshiron të luajë aty”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit