Juventus 4 pikë larg Napoli-t, Inter para Milan-it: renditja e Serisë A pa gabimet e arbitrave

15 Nëntor 2022
14:51
Denis Hakanaj
back button

Seria A ka marrë pushimet pas javës së pesëmbëdhjetë. Kampionati do të ndalet për më shumë se 50 ditë për t’i dhënë hapësirë Botërorit të parë në vjeshtë që do të zhvillohet në Katar.

Kampionati italian do të kthehet 4 janarin e ardhshëm me ndeshjen e madhe mes Inter-it dhe Napoli-t, që do të ndiqet katër ditë më pas nga Milan-Roma dhe pesë ditë më pas nga Napoli-Juventus. Faza e parë do të mbyllet me dy super sfida të tjera si Juventus-Atalanta dhe Lazio-Milan.

Pushimi i gjatë do të jetë një mundësi për të bërë një bilanc të parë për të gjithë: shkëlqen Spalletti që ka nisur arratisjen, nuk ka bindur kampioni i Italisë Pioli që është 8 pikë larg, zhgënjyes por në ringjallje Allegri (por që ka dështuar në Champions) dhe Inzaghi, ndërsa Mourinho ka pasur shumë ulje-ngritje. Koha për të bërë një bilanc edhe për arbitrat.

Polemikat, si gjithmonë, nuk kanë munguar. Një ndeshje, në veçanti, ka përfunduar në shënjestër të kritikave: Juventus-Salernitana me një vendim të drejtë të marrë në fushë duke dhënë golin e Milik, që më pas është anuluar për një gabim të bujshëm të VAR për një pozicion jashtë loje që nuk ekzistonte.

Ka bërë më pak zhurmë, por edhe Leçe-Monza do të mbetet në histori për vendimet e gabuara të marra në fushë dhe aspak korrekte nga Lissone. Fiorentina është skuadra që është dëmtuar më shumë nga gabimet e arbitrave (5 pikë) veçanërisht në sfidat kundër Inter-it dhe Milan-oit, e ndjekur nga Spezia dhe Sampdoria (3). Napoli kryesues, në të kundërt, është skuadra që ka përfituar më shumë (4 pikë).

Calciomercato.it, duke pasur parasysh edhe analizat e tre gazetave kombëtare italiane sportive dhe nga dy televizionet që transmetojnë ndeshjet e Serisë A, kanë bërë një krahasim mes renditjes reale dhe asaj pa gabimet e arbitrave.

RENDITJA REALE: Napoli 41 pikë; Milan 33; Juventus 31; Lazio 30; Inter 30; Atalanta 27; Roma 27; Udinese 24; Torino 21; Fiorentina 19; Bologna 19; Salernitana 17; Empoli 17; Monza 16; Sassuolo 16; Lecce 15; Spezia 13; Cremonese 7; Sampdoria 6; Verona 5.

RENDITJA PA GABIMET E ARBITRAVE: Napoli 37 pikë; Juventus 33; Inter 31; Milan 30; Lazio 30; Roma 25; Udinese 25; Fiorentina 24; Atalanta 24; Torino 21; Bologna 17; Lecce 17; Spezia 16; Salernitana 16; Monza 16; Empoli 15; Sassuolo 16; Sampdoria 9; Cremonese 6; Verona 5.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit