Juventus dhe Aston Villa i japin “start” epokës së re të Champions me fitore bindëse! (VIDEO)

17 Shtator 2024
20:37
Telesport
back button

Tri gola per 3 pikë! Juventusi e nis edicionin e ri të Champions League në mënyrën më të mirë të mundshme (fitore 3-1 ndaj PSV) dhe duket se kritikat pas ndeshjes ndaj Empolit (shtuar edhe barazimit pa gola ndaj Roma) i kanë bërë djemve të Thiago Motta, që kanë luajtur me më shumë grintë në fazën e avancuar dhe sidomos me më shumë cilësi, duke futur këtu sidomos Yildiz, Nico Gonzalez por edhe Koopmeiners dhe McKenny.

Ende jo një ndeshje aq e madhe për Vlahovic që vazhdon të vuajë disi dhe të mos jetë ai i formatit “Fiorentina” te bardhezinjtë. Pas vështirësive fillestare nga PSV që ka luajtur mirë topin, një perlë e Kenan Yildiz ka hapur sfidën për bardhezinjtë.

GOLI I YILDIZ – VIDEO

GOLI I MCKENNEY – VIDEO

Ai gol është pasuar më pas nga një rast tjetër të mirë për të shënuar por goli ska vonuar dhe ishte McKenny ai që dyfishoi pasi Nico Gonzalez depërtoi në zonë dhe Vlahovic tërhoqi mbrojtësin pas vetes. Për amerikanin ishte e lehtë të finalizonte.

GOLI I NICO GONZALEZ – VIDEO

Juventusi që iu afrua golit të tretë dy herë edhe me Koopmeiners, teksa PSV nisi të zhdukej disi nga fusha e goditur edhe psikologjikisht. Në fillim të pjesës së dytë, Nico Gonzalez shënoi golin e parë me fanelën e Juventusit duke i dhënë më shumë kuptim paraqites së tij të mirë. Ne fund, PSV arriti te shenonte golin e nderit sonte me Ismael Saibari.

Ndeshje e mirë dhe fitore bindese edhe nga Aston Villa e Emery në Champions. Në fushën e Young Boys, ekipi anglez ka shënuar dy gola në pjesën e parë me Tielemans dhe Ramsey. Ne pjesen e dyte, Onana ka vulosur rezultatin ne 0-3 per Villa duke i dhene keshtu 3 piket e para ne kete format te ri.

GOLI I TIELEMANS – VIDEO

GOLI I RAMSEY – VIDEO

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit