Juventus dhe Borussia përgatiten për shkëmbim lojtarësh, te bardhezinjtë vjen zbulimi i sezonit

18 Qershor 2024
10:06
Telesport
back button

Merkato e Juventus është shumë aktive dhe prej disa kohësh klubi po insiston në kërkimin e lojtarëve të krahut. Të fortë dhe fleksibël, ashtu siç i pëlqejnë trajnerit Thiago Motta, që i ka bërë disa kërkesa të veçanta klubit.

Në krye të listës janë Mason Greenwood dhe Jadon Sancho, të dy anglezë, të kthyer nga huazimet dhe në pronësi të Manchester United. Por një emër i tretë qarkullon së fundi, ai i Karim Adeyemi, që luan me Borussia Dortmund.

22-vjeçari nga Mynihu, i cili shpërtheu në Salzburg para se të kthehej në Gjermani, ishte protagonisti i këtij sezoni në Champions League. Manchester United ka kërkesave të larta për Greenëood dhe Sancho, ndërsa për Adeyemi mund të diskutohet me Borussia Dortmund.

Finalistët e Champions, ditët e fundit kanë shtuar presionin për Dean Huijsen dhe Matias Soulé, të dy në pronësi të Juventus. Kjo situatë mund të sjellë një shkëmbim lojtarësh këtë verë, duke kënaqur të dyja klubet, pasi Adeyemi nuk është i pashitshëm për gjermanët.

Borussia kërkon rreth 30 milionë euro plus bonuse për Karim, por hyrja e të rinjve të Juventus në marrëveshje do të sjellë ulje të kësaj shume. Ndërkohë që, Juventus po insiston edhe për Douglas Luiz, duke ndërtuar kështu një ekip pretendent.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit