Juventus dhe goditja e verës: duhen 123 milionë euro

27 Mars 2024
17:18
Denis Hakanaj
back button

Ëndrra e madhe për mesfushën e Juventusit mbetet Teun Koopmeiners, i cili ka qenë në shënjestrën e Giuntolit prej shumë kohësh.

Kreu aktual i zonës teknike të ‘Zonjës së Vjetër’ e ka ndjekur holandezin që nga koha e tij te Napoli dhe tani synon ta marrë atë në Torino.

Operacion i komplikuar duke marrë parasysh vlerësimin 55-60 milionë të Atalantas, por me Juventusin e vendosur të shkojë deri në fund për të rrëmbyer ‘Koop’.

Juventus gjithashtu ndjek nga afër Ferguson në kampionatin e Serie A dhe Miretti gjithashtu mund të sakrifikohet.

Megjithatë jashtë vendit, përveç sugjerimit që Kroos të mos vazhdojë kontratën me Real Madridin, një nga profilet që ngacmojnë më shumë drejtuesit e bardhezinjve është Leon Goreztka, i cili së fundmi pranoi mundësinë e largimit nga Bayern Munich pas gjashtë sezonesh.

Edhe këtu për Juventusin – siç raporton Bild Sport’ – do të kishte konkurrencë të fortë nga Premier League, me bardhezinjtë që ndjekin mesfushorin e kombëtares gjermane në ndeshjen e Champions League kundër Lazios përmes disa emisarëve.

Pengesë për klubin piemontez mund të jenë kostot e transferimit: Goretzka, me kontratë deri në vitin 2026, ka një vlerësim afër 40 milionë euro dhe një pagë rreth 16.5 milionë në sezon.

Një kontratë e mundshme pesëvjeçare, përveç çmimit të lojtarit, do t’i sillte shifrat e marrëveshjes në përafërsisht 123 milionë. Një operacion, në ditët e sotme, të cilin Juventusi e ka të vështirë ta përballojë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit