Juventus duhet të imitojë Milan-in dhe Liverpool-in për të fituar Champions-in

13 Dhjetor 2018
13:40
Denis Hakanaj
back button

Juventus nuk mund të ndihet mirë pas humbjes së pësuar kundër Young Boys në javën e fundit të fazës me grupe të Champions League. Por ka një precedent që duhet t'i bëjë bardhezinjtë të ndihen optimistë për të ardhmen.

Massimiliano Allegri, i marrë për të zëvendësuar njëfarë Antonio Conte, është përshtatur shumë mirë me ambientin e Juventus dhe në sezonin 2014-15 skuadra ka arritur në  finalen e Champions League pas një ecurie aspak të mirë në fazën me grupe (vend i dytë me vetëm një pikë avantazh ndaj Olympiacos-it të vendit të tretë).

Ka më shumë: atë vit bardhezinjtë kanë humbur dy ndeshje nga gjashtë. Një rastësi e ëmbël? Tifozët shpresojnë. Shifrat janë të rëndësishme në futboll, ashtu si golat dhe pritjet.

Problemi i vetëm për "Zonjën" është se në 26 edicionet e Champions League të zhvilluara deri tani vetëm tri herë ka ndodhur që një ekip të triumfojë në Champions pasi ka pësuar dy humbje në fazën me grupe: Milan-i i Ancelotti-t, dy herë në 2003-in dhe 2017-ën, dhe Liverpool i Benitez në 2005-ën. Gjithmonë në vite tek, si 2019-a…

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit