Juventus e Napoli synojnë shkëmbimin e bujshëm të dy lojtarëve të kombëtares italiane

16 Korrik 2024
9:36
Telesport
back button

Federico Chiesa mbetet emri më i nxehtë i merkatos italiane të kësaj veren. Lojtari i Juvntusit ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me bardhezinjtë, e sila skadon në verën e vitit 2025.

Chiesa fiton rreth 5.5 milionë në sezon, por Juventus tashmë ishte i gatshëm ta shesë atë. Për më tepër, trajneri i ri Thiago Motta nuk e konsideron Chiesa ndër lojtarët themelorë të kursit të ri.

Për anësorin e kombëtares italiane është interesuar shumë Roma, por është gjithashtu një objektiv jo shumë i fshehur i Napolit të Contes. Trajneri i ri i Napolit e konsideron të rëndësishëm, për të shfrytëzuar maksimalisht shpejtësinë e tij.

Sipas “Tuttosport”, skuadra e Napoli kërkon të bëjë një shkëmbim lojtarësh me Juventus, duke afruar Chiesa e duke dërguar te bardhezinjtë Giacomo Raspadori. Një lojtar ky i vlerësuar prej disa kohësh nga Giuntoli.

Si Federico Chiesa ashtu dhe Giacomo Raspadori kanë pak a shumë të njëjtën vlerë në merkato, çka do ta favorizonte shumë këtë shkëmbim të dy lojtarëve që luajnë me kombëtaren “azzurre”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit