Juventus-Ferencvaros / Pirlo do ta nisë me Dybala, pushim për Morata

23 Nëntor 2020
10:30
Alfred Lleshi
back button

Juventusi kthehet mirë nga pushimi për ekipet kombëtare, duke dhënë një provë bindëse kundër Cagliari në Serie A. Tani, megjithatë, është radha e Ligës së Kampionëve, me sfidën më të thjeshtë në letër. Ferencvaros do të mbërrijë në “Allianz Stadium”.

Ndeshja kundër hungarezëve mund të sigurojë kualifikimin për në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve. Nëse “Zonja e Vjetër” fiton dhe Barcelona nuk humbet në Kiev, kualifikimi është aritmetik për Juventusin. Pastaj do të duhet ende të shohim se kush do të përfundojë i pari dhe kush i dyti, por për dy “mbretëreshat” e këtij grupi do të ishte thjesht një formalitet.

Nëse në Hungari, ekipi i Rebrov ishte shkatërruar 1-4, në shtëpi detyra mund të ishte edhe më e lehtë, edhe nëse kundërshtarët nuk duhet të nënvlerësohen. Pirlo duhet të operojë pak me rotacionin, veçanërisht në funksion të ndeshjeve të afërta të ardhshme, duke filluar me atë kundër Beneventos, të shtunën e ardhshme.

Dhe pikërisht për këtë arsye është një lojtar që deri më tani i ka luajtur të gjitha ndeshjet në dy muajt e fundit: Alvaro Morata. Spanjolli, pa surpriza ose mëdyshtje do të ulet në stol kundër Ferencvaros, për t’ia lënë vendin Paulo Dybala.

Dyshja Morata-Ronaldo po i jep kënaqësi të madhe Pirlos, por trajneri i Juventusit duhet të jetë “vërë bast” për versionin më të mirë të Dybala midis të tanishmes dhe fundit të sezonit. Nga ana tjetër, Cristiano Ronaldo nuk njeh rotacion, edhe pse ende nuk e ka gjetur golin e tij të parë në Europë, këtë sezon. Dhe kjo sigurisht nuk është një gjë e vogël për dikë si ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit