Juventus, festa e titullit në stadium me një surprizë

19 Maj 2019
11:15
Telesport
back button

Mesfushori uellsian Aaron Ramsey, blerja e parë e Juventusit për sezonin e ardhshëm, nuk ka humbur kohë por ka zbarkuar që dje në Torino. Sipas “Tuttosport”, 28-vjeçari do të jetë sot në mbrëmje në “Allianz Stadium” për të marrë pjesë në festën e titullit që do të organizojë Juventusi (bardhezinjtë luajnë ndeshjen e fundit sezonale në fushën e tyre ndaj Atalanta). Me këtë rast, ai do të prezantohet para tifozerisë.

Ramsey u transferua me parametrin zero nga Arsenal te Juventusi. Ai ka mbyllur para kohe sezonin për shkak të një dëmtimi, ndaj ka vendosur të udhëtojë për në Itali për këtë festë që do të organizohet sot në Torino. Lojtari është pikasur nga tifozët bardhezinj, që e kanë përshëndetur dhe kanë dalë foto me të në rrugët e qytetit.

Duket se Ramsey po nis gradualisht të ambientohet me Juventusin, skuadrën e tij të re, me të cilën do të luajë as 11 sezonesh në Premier League me Arsenal (369 ndeshje dhe 64 gola me “topçinjtë”). Prania e mesfushorit sot në stadium do të jetë një surprizë e vërtetë për tifozerinë, pasi blerja e tij konsiderohet si shumë e rëndësishme për bardhezinjtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit