Juventus, gati lëvizja surprizë për të arritur te Mauro Icardi

15 Dhjetor 2021
17:02
Denis Hakanaj
back button

Juventus mund të bëjë një lëvizje surprizë për të arritur te Mauro Icardi.

Sipas Tuttosport, bardhezinjtë mund të përfshijnë në negociatat me PSG mesfushorin Arthur.

Ish-lojtari i Barçës është drejt largimit dhe pëlqehet nga Leonardo, njeriu i merkatos te PSG.

Për të përditshmen torineze nuk përjashtohet një shkëmbim i mundshëm huazimesh për një periudhë që shkon nga gjashtë në 18 muaj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit