Juventus hedh grepat për mesfushorin e Bayern, palët takim sekret në Romë gjatë Champions

27 Mars 2024
8:27
Telesport
back button

Pavarësisht rezultateve jo të mira kohët e fundit në kampionat, Juventus thuajse ka siguruar Champions League dhe një vend në botërorin e klubeve. Ndaj, “zonja e vjetër” kërkon përforcimet e duhura, sidomos në mesfushë, ku pati problemet më të mëdha këtë sezon.

Nga Gjermania shkruajnë se bardhezinjtë po këmbëngulin për mesfushorin e Bayern Mynich, Leon Goretzka, i cili mund të largohen në verë nga bavarezët. Te Bayern pritet një revolucion dhe lojtari, edhe pse ka kontratë deri në vitin 2026, mund të gjejë “shtëpi” të re.

Të mbyll karrierën te Bayern ose të fitoj përvojë jashtë Gjermanisë? Të dyja opsionet janë të mundshme. Gjithsesi, vëmendja ime tani është 100% e përqendruar në muajt e ardhshëm me Bayern dhe në Kampionatin Europian me kombëtaren”, tha Goretzka.

Sipas “Bild”, Juventus po studion mundësinë e transferimit ndaj ndjek nga afër lojtarin. Madje, më 14 shkurt, drejtuesit bardhezi ishin në “Olimpico” të Romës për ta vëzhguar nga afër Goretzka gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Lazios. Problem është rroga e lojtarit, 15 milionë euro në sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit