Juventus humb 18.3 mln euro nga Higuain, nesër mbledhje e jashtëzakonshme

17 Shtator 2020
21:18
Denis Hakanaj
back button

Probleme në shtëpinë e Juventus-it.

Siç lexohet në komunikatën zyrtare për shtyp të Juventus-it, deficiti 18.3 milionë euro i shkaktuar nga prishja në mirëkuptim e kontratës së Gonzalo Higuain ka patur efekte negative në bilancin e Juventus-t për sezonin sportiv 2019/20, duke e përkeqësuar akoma më shumë bilancin e miratuar pak ditë më parë.

Për shkak të këtij efekti, Juventus ka organizuar një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Administrativ për ditën e premte, në të cilin do të bëhet një rishqyrtim i llogarive të bardhezinjve, që do të regjistrojnë një “minus” të përgjithshëm prej 90 milionë eurosh, i krijuar kryesisht nga Covid-19.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit