Juventus këmbëngul për mesfushorin e talentuar portugez që befasoi edhe në Europian

23 Korrik 2024
9:32
Telesport
back button

Juventus kërkon të sjellë në Torino anësorin e Porto, Francisco Conceição. Sipas “Record”, talenti 21-vjeçar portugez është prej kohësh nën shënjestrën e bardhezinjve, që duan një mesfushor krahu të shpejtë.

Francisco Conceição është djali i Sergio Conceição, ish-futbollistit të njohur të kombëtares portugeze. Juventus kërkon ta marrë lojtyarin në formë huazimi me të drejtë blerje pas një viti.

Lojtari, që vjet realizoi 5 gola në 27 ndeshje me Porto në kampionat, ka një kontratë deri në vitin 2029 me klubin luzitan. Kostoja e kartonit të tij është rreth 30 milionë euro, shumë të cilën bardhezinjtë do ta paguanin nga shitja e Chiesa.

Conceição bëri një paraqitje të mirë edhe në Euro 2024, duke e rritur ndjeshëm vlerën e kartonit të tij, që më herët ishte te 20-25 milionë euro. Gjithsesi, vështirë se Porto do të pranojë të heqë dorë kaq kollaj nga mesfushori i talentuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit