Juventus konfirmon portierin e ri, nesër kryen vizitat mjekësore dhe më pas zyrtarizimi

4 Korrik 2024
10:29
Telesport
back button

Michele Di Gregorio do të jetë portieri i ri i Juventus. Klubi bardhezi dhe menaxheri i lojtarit, që sezonet e fundit ka luajtur me Monza, kanë përcaktuar detajet e fundit, ndërkohë që brenda javës ose të hënën do të mbërrijë zyrtarizimi.

Portieri i Monza do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me Juventus, deri më 30 qershor 2029, me një pagë që i kalon 2 milionë euro në vit. Di Gregorio do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore në Torino të premten.

Sipas mediave italiane, Di Gregorio do të vijë në formë huazimi me të drejtë blerje, që kap shifrën e 18 milionë eurove pas një viti. Sezonin e fundit (2023-2024), ai u zgjodh edhe si portieri më i mirë në Serie A.

Nuk dihet ende nëse Di Gregorio do ta nisë aventurën e tij te Juventus si portieri i dytë, pas Szczeznuy, apo si titullar. Gjithçka do të varet nga marrëveshja që do të bëjnë bardhezinjtë me portierin polak. Gjithsesi, Di Gregorio, 26 vjeç, do të jetë portieri is ë ardhmes, duke qenë se ka fituar përvojën e mjaftueshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit