Juventus, kontaktet e yllit me Guardiola-n nxjerrin nga gara bardhezinjtë

9 Mars 2022
17:44
Denis Hakanaj
back button

Talent te Anderlecht, gjysmë dështim te Monaco dhe protagonist te Leicester. Kjo është një përmbledhje e shkurtër për karrierën e re të Youri Tielemans, mesfushor belg i datëlindjes 1997-të i Dhelprave.

Emri i tij njihet në futboll prej rreth 9 vitesh, duke parë se ai ka debutuar në Champions League në vitin 2013-të. Shpërthimi përfundimtar po vjen paralelisht me pjekurinë e tij pas disa sezonesh të qeta.

Janë të shumta skuadrat e mëdha europiane që interesohen për të dhe njëra prej tyre është Juventus-i, në kërkim të një përforcimi cilësor në mesfushë. Leicester e vlerëson lojtarin 40 milionë euro.

Sipas footmercato, Manchester City duket se është në kontakt të vazhdueshëm me menaxherin e tij. Tielemans duket se është pjesë e proejtkti të lojës së Pep Guardiola-s, por dëshira e tij është Real Madrid.

Nga kjo situatë mund të provojë të përfitojë Juventus-i, që ka nisur procesin e rinimit të skuadrës. Pavarësisht se Tielemans preferon Real Madrid, në verë mund të zhvillohet një ankand në merkato.

Juventus-i, që e ndjek gjithashtu prej vitesh, do të përfshihej në një luftë shumë të kushtueshme nga e cila ka pak mundësi të dalë fitimtare. Dihet se klubet angleze kanë më shumë mundësi ekonomike.

Lojtari, ndërkohë, vazhdon të dhurojë magji në fushë. Në sezonin aktual, në 33 ndeshje në total, ka realizuar 7 gola dhe ka dhënë 3 asiste.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit