Juventus, lamtumirë e dyfishtë dhe “poker” i pabesueshëm. Çmenduri nga Premier League

21 Tetor 2021
17:40
Denis Hakanaj
back button

Juventus, pas një fillimi të vështirë, duket se ka gjetur rrugën e duhur në kampionat dhe Champions League.

Megjithatë, drejtuesit vazhdojnë të jenë në kërkim të lëvizjeve të goditura në merkato për të kompletuar ekipin.

Goditje që, në kohën e Covid-19 dhe shtrëngimeve ekonomike, do të duhet të financohen nga shitje të menduara mire dhe fitimprurëse. Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot janë dy yjet që mund të sakrifikohen nga bardhezinjtë.

Newcastle është gati të monopolizojë merkaton e futbollit dhe të bëjë blerje në Itali dhe jo vetëm. Magpies, pasi janë blerë nga fondi saudit, janë një fuqi ekonomike reale dhe janë gati të bëjnë blerje të rëndësishme për të përforcuar skuadrën.

Sipas ESPN, në krye të listës së emrave që pëlqehen nga klubi i Premier League janë pikërisht Ramsey dhe Rabiot. Një largim i dyfishtë që do ta lejonte Juventus-in të kursente shumë për sa i takon rrogave dhe të investonte pikërisht në mesfushë.

Newcastle nuk ka ndërmend të ndalet këtu. Magpies, në fakt, kanë vënë në shënjestër edhe Ousmane Dembele, kontrata e të cilit me Barçën është drejt skadencës, dhe Gareth Bale.

Emra të nivelit të lartë për një klub që tani synon të frikësojë rivalët në Premier dhe në gjithë Europën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit