JUVENTUS-LOCATELLI! Nis “maxi operacioni” për transferimin. Detajet ekonomike, oferta dhe rroga e lojtarit

24 Qershor 2021
11:32
Telesport
back button

Dje u zhvillua takimi i parë mes Juventus dhe Sassuolo për të diskutuar lëvizjen e Manuel Locatelli te bardhezinjtë.

Sipas asaj që raportohet nga La Gazzetta dello Sport operacioni mund të arrijë tymin e bardhë për 30 milion euro para plus një futbollist, me Dragusin të preferuarin e klubit nga Emiglia Romagna.

Pastaj janë edhe Fagioli dhe Felix Correa, por gjëja që i intereson më shumë bardhezinjve është formula: Juve do të kishte mendje të bënte një huazim dy-vjeçar me detyrimin e blerjes, pak si për Chiesa verën e kaluar, por nuk thuhet që Sassuolo të pranojë, gjithashtu duke marrë parasysh se ata nuk nguten për të shitur lojtarin.

Juventus po kërkon një marrëveshje me Sassuolo për të sjellë Manuel Locatelli në Torino dhe më pas ata do të bëjnë ofertën e tyre ekonomike për Locatelli: një kontratë 4 ose 5-vjeçare është gati për të me 3 milion euro në sezon plus bonuse.

Lojtari ka vendosur bardhezinjtë të parët për të ardhmen dhe Massimiliano Allegri shpreson ta përqafojë atë së shpejti (raporton Gazzetta dello Sport).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit