Juventus mposht Lazio-n dhe “kap” Europën, Bonucci i tregon Jorginho-s si gjuhen penalltitë (Video)

20 Nëntor 2021
19:59
Denis Hakanaj
back button

Vazhdon ngjitja e Juventus-it drejt vendeve të para në renditje.

Bardhezinjtë kanë marrë një fitore të rëndësishme në javën e 13-të të Serisë A, duke mundur 2-0 në transfertë Lazio-n.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Leonardo Bonucci, autori i të dy golave të Zonjës së Vjetër.

Mbrojtësi italian ka realizuar dy herë nga pika e bardhë, duke i dhënë një mesazh indirekt Mancini-t në lidhje me lojtarin që duhet t’i gjuajë penalltitë tek Italia, pas gabimit të Jorginho-s kundër Irlandës së Veriut.

Me këtë fitore, skuadra e Allegri-t ka kapur pikërisht Lazio-n në renditje dhe është ngjitur në zonën europiane të klasifikimit.

Bonucci është mbrojtësi i parë që realizon një dygolësh me penallti në një ndeshje të Serisë A, pas Maurizio Domizzi me Napoli-n në tetorin e 2007-ës.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit