Juventus, rreziku është shumë i madh: anulohet ndeshja

6 Gusht 2022
12:24
Denis Hakanaj
back button

Marshimi i Juventus-it drejt fillimit të kampionatit duhet të vazhdojmë me miqësoren e radhës që ishte në program të luhej më 7 gusht kundër Atletico Madrid në Tel Aviv.

Sipas Mundo Deportivo-s, miqësorja mes Juventus-it dhe Atletico-s është anuluar për shkak të dhunës në Rripin e Gazës. Në orët e fundit, në fakt, konflikti ka përjetuar një tjetër episod me hedhje raketash nga ana e Izraelit.

Një situatë delikate dhe që nuk ka kaluar pa u vënë re nga organizatorët e ndeshjes që gjatë së shtunës e kanë analizuar me vëmendje çështjen dhe kanë arritur në përfundimin se është e pamundur të garantohet siguria e dy ekipeve.

“Për shkak të kësaj situate dhe kushteve të sigurisë, organizatorët e ndeshjes, Juventus dhe Atletico Madrid lajmërojnë se miqësorja mes dy skuadrave e parashikuar të luhej të dielën më 7 gusht në Bloomfield Stadium të Tel Avivit është anluar “, lexohet në faqen zyrtare të klubit spanjoll.

Si për spanjollët, ashtu edhe për bardhezinjtë kampionati do të fillojë fundjavën e ardhshme. Juventus do të zbresë në fushë të hënën më 15 gusht kundër Sassuolo-s, ndërsa ekipi i Simeone-s do të luajë në të njëjtën ditë në transfertë kundër Getafe-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit