Juventus ndryshon plan, vihet në gjurmët e pasardhësit të Messi-t

30 Maj 2020
18:35
Denis Hakanaj
back button

Arthur, Rakitic, Vidal dhe Dembele, këta janë emrat që pëlqehen nga Juventus-i në një negociatë të mundshme me Barcelona-n, në të cilën bardhezinjtë do të ofronin Miralem Pjanic dhe Mattia de Sciglio.

Megjithatë, sipas Tuttosport, duket se listës i është shtuar një emër tjetër: Ansu Fati. Drejtuesit e bardhezinjve duket se kanë vënë në shënjestër talentin e datëlindjes 2002 të blaugranave.

Ideja është ajo që të provohet të merret kartonin i yllit të ri, i cili ka mahnitur  të gjithë me paraqitjet e bëra që në këtë moshë të re. Bëhet fjalë për një hipotezë shumë të komplikuar, por bardhezinjtë do ta provojnë gjithsesi.

Pritet të shihet si do të reagojë Barcelona, që ka pak mundësi të heqë dorë nga ai që mund të bëhet shumë shpejt Messi i ri në shtëpinë e katalanasve…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit