Juventus në alarm, senatori i Barcelonës takohet me De Ligt

25 Qershor 2019
14:41
back button

Zërat e fundit dhe faktet e lidhin Matthijs de Ligt me të ardhmen tek Juventus, shumë detaje janë rafinuar dhe pak marrëveshje të tjera pritet që të mbyllen për të realizuar transferimin.

Gjithsesi një lajm tjetër vjen nga Spanja, aty ku “Mundo Deportivo” ka hedhur një hipotezë tjetër, rreth rikthimit të mundësive të Barcelonës për të marrë mbrojtësin holandez.

Sipas medias spanjolle, Gerard Pique, që ndodhte me familjen e tij me pushime në ishujt e Bahamas, është takuar me de Ligt, i cili është në të njëjtin vend me pushime me të dashurën e tij.

Supozohet që në takimin e tyre të jetë biseduar për shanset e kalimit të 19-vjeçarit në “Camp Nou” dhe Pique është duke bërë rolin e “shkesës” në këtë rast. Ende nuk është e qartë se çfarë dëshiron vetë futbollisti, që edhe në deklaratat e tij ka lënë të kuptohet se është i pavendosur dhe luan shumë me fjalët e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit