Një Juventus në emergjencë, me vetëm 17 futbollistë të grumbulluar për ndeshjen e sotme në Champions League ndaj Aston Villa, ka udhëtuar drejt Anglisë. Për trajnerin bardhezi Thiago Motta kjo mbetet një ndeshje plot gracka.
Ai ka kundërshtuar trajneri Emery të Villa se ishte gati të nënshkruante për një barazim: “Është një bllof. Ne shkojmë në fushë të kujdesshëm dhe të përqendruar, të përulur në përballjen me një ekip të madh. Jemi të vendosur të bëjmë një paraqitje të mirë“.
“Kemi shumë dëmtime, por nuk dua të bëj polemika në këtë drejtim. Dua vazhdimësi për atë që bëmë kundër Milan. Aston Villa është e rrezikshme në kundërsulm, ndaj duhet të jemi solidë në mbrojtje”, tha Motta.
Më tej, trajneri i bardhezinjve shtoi: “Ne duhet të mbrohemi së bashku, duke pasur topin duhet ta përdorim mirë. Jam i bindur dhe i qetë sepse kam besim total në djem që janë thirrur edhe pse vetëm 14 prej tyre mund të luajnë. Jemi të fokusuar të përballemi me një ekip të madh”.
Duke folur për formatin e ri të Champions Leagie, ai tha: “Më pëlqen, ne përballemi me ekipe të ndryshme dhe mënyra se si punojmë është e ndryshme. Ne i përgatisim ndeshjet ndryshe dhe e kuptojmë nivelin tonë”.