Juventus kërkon të sjellë nën urdhërat e trajnerit Thiago Motta mbrojtësin Fikayo Tomori, që luan me Milan. 27-vjeçari anglez këtë sezon është aktivizuar shumë pak nga trajneri Fonseca, ndaj mund të largohet në merkaton e janarit.
Bisedimet mes klubeve pritet të bëhen në Arabi, kur Milan e Juventus do të takohen në gjysmëfinalet e Superkupës së Italisë. Bardhezinjtë kanë nevojë për një qendërmbrojtës dhe duket se Tomori plotëson kriteret.
Kuqezinjtë janë të gatshëm të lënë Tomori të largohej, pasi nuk është pjesë e projektit, por Milan kërkon rreth 30 milionë për qendërmbrojtësin anglez. Ndërkohë që, nga Anglia po përflitet edhe për një interesim të Neëcastle.
Pra, kalimi i Tomori nga Milan te Juventus nuk është i pamundur, por gjithçka duhet të ndodhë në kushtet e duhura. Palët do ta diskutojnë këtë çështje në Arabinë Saudite dhe ka shanse që marrëveshja të arrihet