“Juventus nën hetim? Të shohim pas dy javësh”, Cobolli Gigli: Topi i Artë? Kam një dyshim

30 Nëntor 2021
18:48
Denis Hakanaj

Ish-presidenti i Juventus-it, Giovanni Cobolli Gigli, ka folur për akuzat për mashtrim financiar ndaj ish-klubit të tij dhe për Topin e Artë e fituar nga Leo Messi.

Juventus nën hetim – “Këto lajmë shkaktojnë shumë bujë në fillim, por duhet parë se çfarë do të ndodhë pas një jave ose dy javësh. më pas, suficitet në bilanc kanë ekzistuar gjithmonë: të shëndetshme ose jo të shëndetshme”, ka thënë Cobolli Gigli.

“Megjithatë, duhet të pranoj se blerja e Arthur më duket se ka patur një vlerë shumë të lartë, e njëjta gjë vlen edhe për shitjen e Pjanic te Barcelona. Kjo gjë ndodh edhe me skuadrat e tjera, jo vetëm me Juventus-in dhe jo vetëm në futbollin italian”.

Topi i Artë – “Do të kishte qenë më e drejtë nëse do ta kishte fituar Lewandowski. Messi është një kampion, por vitin e kaluar nuk ka shkëlqyer, ndërsa sulmuesi i Bayern është mbresëlënës në mënyrë konstante. Dyshimi është se i është dhënë argjentinasit edhe pse luan për PSG, që është shumë afër France Football”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit