Juventus nxjerr në shitje Chiesa-s, çmimi i kërkuar çmend tifozët

5 Korrik 2024
13:09
Denis Hakanaj
back button

Tifozët janë befasuar nga vendimi i Juventusi-t për të nxjerrë në shitje Federico Chiesa-n për një çmim të lirë.

26-vjeçari, i cili ishte pjesë e skuadrës së Italisë në Euro 2024, konsiderohet i tepërt në Torino pas emërimit të Thiago Motta-s si trajner.

Dhe me kontratën e tij që skadon verën e ardhshme, bardhezinjtë po kërkojnë ta shesin Chiesa-n.

Duke pasur parasysh këtë, Fabrizio Romano pretendon se Juventusi me sa duket ka vendosur një çmim prej vetëm 25 milionë eurosh – përfshirë bonuset – për ish-lojtarin e Fiorentina-s.

Çmimi mund të jetë tundues për një mori klubesh në të gjithë Europën, të cilët janë në kërkim të një sulmuesi krahu që garanton gola dhe asiste.

Ai shënoi nëntë gola në 33 ndeshje në Serie A sezonin e kaluar dhe shumë tifozë besojnë se shumë klube mund të përfitojnë.

Njëri shkroi: “Kjo do të ishte një vjedhje.. nëse do të ishte në Angli, çmimi i tij do të  ishte 125 milionë”.

Një i dytë tha: “Edhe me rënien e tij në formë, 25 milionë është një çmim i mirë në krahasim me çmimet e merkatos”.

Një tifoz i Newcastle komentoi: “Nëse paga e tij nuk është astronomike, do të doja që ne ta merrnim. 25 milionë euro për Chiesa-n është një pazar shumë i mirë”.

Një tjetër tha: “Manchester City duhet të hidhet në këtë marrëveshje”.

Një tifoz i fundit shkroi: “Tre vjet më parë u fol që ai kushtonte 100 milionë euro. Çmenduri!”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit