Juventus parakalon Barçën në garën për lojtarin 80 mln euro

14 Dhjetor 2018
16:32
Denis Hakanaj
back button

Barcelona i trembet faktit se Juventusi po kryeson garën për të nënshkruar me mbrojtësin e Ajax, Matthijs De Ligt, sipas “Diario Sport”.

Raportet thonë se gjigantët katalanas besojnë se bardhezinjtë janë të gatshëm të derdhin në arkat e Ajax-it 80 milionë euro për mbrojtësin, një shumë kjo që nuk mund të barazohet nga Barcelona.

Thuhet se "blaugranat" duan t'i japin përparësi blerjes të shokut të skuadrës së De Ligt tek Ajax, Frenkie De Jong, i cili mund të arrihet për një çmim prej 75 milionë eurosh.

Kampionët spanjollë nuk janë në gjendje të bëjnë dy marrëveshje të tilla ekonomike dhe, pavarësisht se nuk kanë hequr dorë nga mbrojtësi, ata nuk ndihen optimistë për një lëvizje të tillë.

Paris Saint-Germain, Inter dhe Roma janë klubet e tjera që kanë shfaqur interes për 19-vjeçarin holandez.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit