Juventus, projekti i ri përfshin edhe pasardhësin e CR7

21 Tetor 2020
16:04
Denis Hakanaj
back button

Juventus është në kërkim të pasardhësit të Cristiano Ronaldo-s.

Nuk bëhet fjalë për një emër shumë të njohur, akoma jo të paktën. Por nga Portugalia janë të sigurt se do të ndjekë gjurmët e CR7. Quhet Joelson Fernandes dhe është i datëlindjes së 2003-shit.

Siç ka bërë të ditur A Bola, nga vera e kaluar, Juventus ka nisur projektin e rinimit të skuadrës që mund të përfshijë edhe blerjen e atij që në atdhe krahasohet me Cristiano Ronaldo-n.

Ai është talenti i Sporting-ut Joelson Fernandes.

Përveç Juventus-it, për të janë interesuar shumë skuadra të mëdha të Europës si Arsenal, Liverpool, Manchester City, Ajax, Barcelona dhe PSG.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit