Juventus-Roma, barazim i mërzitshëm! Ndalet Motta në mbrëmjen e shumë debutimeve

1 Shtator 2024
23:04
Telesport
back button

Pritej shumë nga supersfida Juventus-Roma por dy ekipet kanë barazuar sonte pa gola, në ndeshjen kryesore të javës së tretë të Serie A. Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Dusan Vlahovic në minutën e 42-të, por gjuajtja e tij u ndal nga Mile Svilar.

Gjyqtari Mraco Guida e ndalonte shpesh lojën edhe për faule të lehta, duke bërë që ritmi i lojës të mos rritej. Sikurse pjesa e parë edhe e dyta nuk kishte raste të mira shënimi. Juventusi dominonte, por nuk arriti të krijonte raste shënimi para portës së Romës.

Edhe aktivizimet e Teun koopmeiners dhe Francisco Conceicao, por edhe ne fund te Nico Gonzalez e Douglas Luiz nuk e ndihmuan Zonjën e Vjetër të merrte tri pikët e radhës. Juventusi mbetet lider me 7 pikë, aq sa ka edhe Interi, Torino dhe Udinese (qe fitoi sonte ndaj Como). Roma ka vetëm 2 pikë.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit