Juventus sfidon PSG dhe Chelsea për yllin e Bayern Munich

20 Shtator 2022
21:00
Denis Hakanaj
back button

Ditë reflektimi për klubin në shtëpinë e Juventus-it pas fillimit aspak të mirë të sezonit nga ana e skuadrës së drejtuar nga trajneri Massimiliano Allegri.

Në bankën e të akuzuarve ka përfunduar edhe mbrojtja, që prej disa vitesh nuk arrin të ofrojë të njëjtat garanci me të cilat tifozët ishin mësua rnë sezonet e mëparshme.

Nuk kanë mjaftuar prurjet e Gleison Bremer dhe Federico Gatti për të mbuluar largimet e Matthijs de Ligt dhe Giorgio Chiellini dhe drejtuesit kanë ndërmend të ndërhyjnë përsëri në merkato.

Sipas Telefoot, një nga emrat më të nxehtë në javët e fundit për mbrojtjen e bardhezinjve është ai i Benjamin Pavard, i cili jepet drejt largimit nga Bayern-i që verën e kaluar.

Mbrojtësi francez pëlqehet nga Cherubini dhe Arrivabene kryesisht për aftësinë e tij për të mbuluar disa pozicione (mund të luajë si qendërmbrojtës dhe mbrojtës krahu) dhe për eksperiencën e tij në fushën ndërkombëtare (kampion bote me Francën në 2018-ën).

Por torinezët duhet të bëjnë kujdes nga konkurrenca e Chelsea-t, PSG-së, Manchester United dhe Atletico Madrid-it, që janë vënë gjithashtu në gjurmët e lojtarit dhe kanë më shumkë fuqi ekonomike në krahasim me italianët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit