Një revolucion i madh është kryer këtë verë te Juventus, me një trajner të ri dhe shumë fytyra të reja në skuadër, duke i dhënë kështu Thiago Motta mundësinë të nisë një cikël të ri. Gjithsesi, për bardhezinjtë merkato nuk ka prëfunduar dhe synojnë edhe një goditje të “minutës së fundit”.
Te Juventus nuk heqin dorë nga sfida për të sjellë në Torino, Jadon Sancho, një anësor i modës së vjetër që u kthye në Manchester United pas huazimit të tij në Borussia Dortmund. Duket se “djajtë e kuq” nuk janë veçanërisht të kënaqur me ofertën e Juventus, që përgatitet për një sulm të dytë.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, pas shitjes së Chiesa te Liverpool, bardhezinjtë duan të largojnë edhe disa disa lojtarë të tjerë, si Kostic dhe Arthur, për të pasur thesarin për të mbyllur marrëveshjen me Sancho.
Problemi lidhet me pagën e lojtarit, i cili fiton 20 milionë euro në vit. Juve ka propozuar pjesëmarrjen për një të katërtën e shumës (rreth 5 milionë), të cilës do t’i shtoheshin dy të tjera midis huazimit të rëndë dhe bonusit. United janë të gatshëm të huazojnë pa detyrim dhe të marrin pjesë në pagesën e pagës së tij.
Negociatat kanë ngecur sepse anglezët duan të vlerësojnë ofertat e tjera që mund të rezultojnë më të dobishme. Si ajo e Chelsea, që kërkoi një shkëmbim me Sterling, ofertë e cila nuk u pëlqye shumë nga United. Megjithatë, mund të ketë një sulm konkret nga PSG, gjithmonë në kërkim të anësorëve sulmues.