Juventus s’ndalet më, Danilo i dhuron fitoren në fund dhe vendin e dytë (Pamjet)

7 Janar 2023
20:01
Denis Hakanaj
back button

Juventus ka marrë fitoren e radhës në kampionatin italian, të tetën radhazi më saktësisht, dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e dytë të renditjes duke shkuar vetëm katër pikë larg Napoli-t.

Pas fitores në minutën e 91-të të marrë kundër Cremonese-s në mesjavë, skuadra e Massimiliano Allegri-t e ka gjetur përsëri golin e fitores në minutat e fundit. Këtë herë ‘viktima’ ka qenë Udinese.

GOLI I DANILOS – VIDEO

Pas një pjese të par ëtë mbyllur pa gola, sfida e luajtur në Allianz Stadium është vendosur katër minuta para fundit, kur dukej se dy skuadrat do të ndaheshin në paqe me nga një pikë secila.

Por nuk ka qenë kështu. Heroi i bardhezinjve ka qenë mbrojtësi Danilo, i cili ka finalizuar në mënyrën e duhur një aksion të bukur të skuadrës së tij.

Një ecuri fantastike kjo e bardhezinjve që tani janë kthyer në garë për titullin dhe që javën  ardhshme do të kenë përballjen e drejtpërdrejt me Napoli-n.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit