Juventus trondit Barçan e Real: Oferta e bardhezinjve për Neymar është e pasfidueshme

19 Gusht 2019
21:58
back button

Një lajm i bujshëm merkatoje ka ndezur mbrëmjen e të hënës nga Spanja. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Juventus ka ofruar Paulo Dybala plus 100 milionë euro për të blerë Neymar.

Gazeta me burime pranë klubit të Real Madrid, spekulon edhe mbi situatën e tratativave të tjera: Barcelona, mesa duket është totalisht jashtë garës për brazilianin, për shkak të pretendimeve të Leonardos, shumë të larta krahasuar me ofertat blaugrana.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Juventus, janë të vetmit të gatshëm për të mbuluar plotësisht pritshmëritë ekonomike të drejtuesve të PSG, sikurse dhe pagën e brazilianit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit