Juventus, yllin e radhës do ta sjellë… Dybala

29 Maj 2020
16:17
Denis Hakanaj
back button

Në orët e kaluara ka zbuluar një prapaskenë që e ka çuar të refuzojë Juventus-in. Tani, historia mund të shkojë ndryshe. Leandro Paredes duket se është zgjidhja për mesfushën e Zonjës së Vjetër për sezonin e ardhshëm.

Blerja e Jorginho-s është e komplikuar për shkak të dëshirës së Chelsëa-t për ta mbajtur dhe çmimit të lartë, ndërsa negociatat për një këmbim Arthur-Pjanic nuk po zhbllokohen.

Për këo aryse, Juventus duket se ka vendosur t’i besojë argjentinasit të Paris Saint-Germain. Paredes është pëlqyer nga bardhezinjtë që në kohët e Empoli-t dhe Roma-s dhe pëlqehet akoma sot.

Sipas Tuttosport, Zonja mund të ndihmohet nga Paulo Dybala për realizimin e operacionit. Sulmuesi është miku i tij dhe mund ta bindë Parades-in t’i thotë po “Zonjës” këtë herë. Kosto e kartonit të tij është rreth 40 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit