Juventus, zëvendësuesi i Bremer mund të vijë nga Premier League

5 Tetor 2024
15:12
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i Arsenalit Jakub Kiwior është kthyer në shënjestrën e Juventusit pas dëmtimit afatgjatë të pësuar nga qendërmbrojtësi Gleison Bremer gjatë fitores së Champions League ndaj Leipzig të mërkurën, sipas ekspertit të merkatos Matteo Moretto.

Dëmtimi i brazilianit e ka lënë Thiago Motta-n relativisht pa shumë alternativa në qendër të mbrojtjes, pasi Pierre Kalulu dhe Federico Gatti janë të vetmit qendërmbrojtës të vjetër, ‘të rregullt’ në skuadër.

Moretto, në rubrikën e tij Caught Offside Daily Briefing, raporton se bardhezinjtë mund të kërkojë të marrin një mbrojtës në merkaton e janarit.

Kiwior, i cili ishte i lidhur me një numër klubesh të Serie A gjatë verës, duke përfshirë Interin, Milanin dhe Atalantan, gjithashtu mund të jetë sërish në radarin e Juventusit.

Ish-mbrojtësi i Spezias nuk është një titullar i rregullt nën drejtimin e Mikel Artetas për momentin, veçanërisht pas blerjes së Riccardo Calafiorit dhe rikthimit të Jurrien Timber, por ende nuk është e garantuar që Arsenali do ta lërë të largohet në janar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit