Juventus zyrtarizoi blerjen e parë, mesfushori brazilian: Jam i lumtur që do të vesh fanellën bardhezi

2 Korrik 2024
7:40
Telesport
back button

Juventus ka zyrtarizuar ardhjen e mesfushorit brazilian Douglas Luiz, i cili ka lënë Premier League, ku aktivizohej me Aston Villa, për të luajtur në Serie A me bardhezinjtë. Për 26-vjeçarin, Juventus ka paguar 22 milionë euro, por që mund të shkojë në 25 me bonuse e shpërblime të lidhura me objektiva të ndryshme.

Douglas Luiz, që sezonin e fundit realizoi 9 gola në kampionat, nënshkroi një kontratë deri në qershor 2029 me Juventus, me të cilin do të luajë në Champions League. Braziliani është një profil i lartë, i cili mund të luajë si i avancuar por edhe si mesfushor. E sigurtë është se niveli i tij teknik ngre lart nivelin e Juventus.

Lojtari, tashmë i përfshirë në Kupën e Amerikës me Brazilin, ka pasur një bisedë me trajneri e ri të Juventus, Thiago Motta. Ai dhe se është shumë entuziast për aventurën e re: “Jam vërtet i lumtur që jam pjesë e Juventus. Mezi pres të shihemi së shpejti në stadiumin tonë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit