Juventus-Ajax, dita kur Barcelona “humbi” De Ligt

17 Korrik 2019
22:16
back button

Ka dyer që hapen në jetët e të gjithëve, por ajo e Matthijs de Ligt daton më 16 prill, kur futbollisti holandez shënoi golin në “Allianz Stadium”, për të eliminuar Juventus nga çerekfinalja e Champions League.

Një moment vendimtar edhe për Barcelonën, duke konsideruar se deri para asaj ndeshje, transferimi i kapitenit të Ajax te katalanasit dukej si fakt i kryer, veçanërisht pas zyrtarizimit të blerjes së De Jong.

Sikurse raporton “Sport”, ekzistonte edhe akordi mes palëve, por mbrojtësi holandez i druhej konkurencës me Pique, Lenglet dhe Umtiti. Nga ana tjetër, bardhezinjtë e Juventus e bindën futbollistin nëpërmjet një projekti të ndryshëm teknik. Gjithsesi, ajo sfidë ishte deçizive për të bindur drejtuesit e Juventus që të investonin gjithçka mbi De Ligt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit